Barcelona nis merkaton, priten afrime të mëdha

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Barcelona ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Anthony Gordon nga Newcastle për 80 milionë euro, duke nisur fuqishëm merkaton e verës.

Joan Laporta, Deco dhe Hansi Flick po planifikojnë edhe afrime të tjera të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas pritet të rikthehet te rregulli financiar “1:1”, që i lejon të investojë të gjitha të ardhurat nga shitjet dhe kursimet në merkato.

Një ndikim të madh në bilanc ka edhe largimi i Robert Leëandoëskit, kontrata e të cilit do t’i kushtonte klubit rreth 26 milionë euro për sezonin e ardhshëm. Barcelona po punon gjithashtu për shitjen e Marc-Andre ter Stegen për të liruar më shumë hapësira financiare.

Rikthimi në “Camp Nou” pritet të sjellë rreth 350 milionë euro të ardhura gjatë sezonit 2026-2027, ndërsa shitja e “VIP Boxes” mund të sjellë edhe 75 milionë euro të tjera.

Në listën e objektivave janë emra si Julian Alvarez, Harry Kane dhe Bernardo Silva, ndërsa Flick kërkon përforcime edhe në mbrojtje.

The post Barcelona nis merkaton, priten afrime të mëdha appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: