Shorti për Europianin e U-21/ Anglia në grup me Gjermaninë, Spanja me Italinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Bratislavë të Sllovakisë, u hodh shorti për Europianin e U-21, që do të mbahet në verën e vitit 2025.

Anglia është shortuar në grupin B me Gjermaninë dhe Çekinë e Slloveninë.

Në grupin A, Spanja do të jetë me Italinë dhe me organizatorët e Sllovakisë, ndërsa iu bashkohet edhe Rumania.

Interesant është edhe grupi C, aty ku ndodhen Franca dhe Portugalia, së bashku me Poloninë e Gjeorgjinë. Në grupin D, janë kombëtaret e Holandës, Ukrainës, Danimarka dhe Finlanda.

Europiani për këtë grupmoshë në Sllovaki, do të nisë më 11 Qershor dhe mbyllet më 28 Qershor me finalen e madhe.

Shorti:

Grupi A: Sllovakia, Spanja, Italia, Rumani.

Grupi B: Anglia, Gjermani, Çeki, Slloveni.

Grupi C: Portugalia, Franca, Polonia, Gjeorgji.

Grupi D: Holanda, Ukraina, Danimarka, Finlanda.

The post Shorti për Europianin e U-21/ Anglia në grup me Gjermaninë, Spanja me Italinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *