Salianji: 10 gënjeshtra që Fatmir Xhafaj tha tek Fevziu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ditë më parë, i ftuar në Opinion nga gazetari Blendi Fevziu, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i bëri një zbërthim arsyetimit ligjor që çoi në burg Ervin Salianjin, ish-deputetin e Partisë Demokratike që denoncoi vëllain e tij, Agron/Geron Xhafaj i cili ishte dënuar me burg në Itali. Xhafaj tha se Salianji nuk u dënua për “kallëzimin publik”, por se kishte marrë pjesë në fabrikimin e provave bashkë me Albert Veliun. Sipas Xhafajt, qelizat telefonike tregonin se vëllai i tij, Agroni nuk ishte në lokal në momentin kur Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi pretendojnë se u mor përgjimi. (VIDEO KETU)

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka shpërndarë një mesazh ku shprehet me ironi për lotët e Xhafajt, ndërkohë që vë në dukje 10 manipulimet që Xhafaj përcolli nëpërmjet televizionit Klan.

1. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!
Fakti: Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e kam autorizuar unë.
Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.
Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.
Të gjitha të dhëna në dosje.

2. F.Xhafaj tha: Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!
Fakti: Genc Qana prokurori ka kërkuar 6 muaj shërbim prove.

3. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Unë Ervin Salianji, investigimin e kam marrë të gatshëm. Dëshmitari i vetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili flet kundër meje.

Ndërkohë ky është dënuar në burg për dëshmi të rreme dhe ASNJË provë e vetme nuk ka për një komunikim timin me Alizotin.
Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

4. F.Xhafaj tha: Vëllai im Geroni në orën 3.30 ka qenë në Fier!

Fakti: Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e pulseve telefonike të cilat I ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – 13.45 personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, në lokalin e Geron Xhafaj në Vlorë.

5. F.Xhafaj tha: Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Qelizat tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun.

Dokumenti:

6. F.Xhafaj tha: Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.

Fakt i thënë para drejtësisë.

7. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

8. F.Xhafaj tha: Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti: Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, pra denoncimi ndodhi

9. F.Xhafaj tha: Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti: Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetim i ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.

Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.

Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

10. F.Xhafaj deklaroi: Fatmiri përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti: Atëherë Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet t’i përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent?!

The post Salianji: 10 gënjeshtra që Fatmir Xhafaj tha tek Fevziu appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *