Vjosa Osmani hedh poshtë akuzat: Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave që qarkullojnë benda politikës se ajo po i takon qytetarët vetëm këto ditë dhe nuk e kishte bërë gjatë mandatit të saj presidencial.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Osmani ka publikuar pamje nga vizitat e zhvilluara në komuna të ndryshme gjatë kohës sa ishte në detyrë, duke synuar të kundërshtojë këto pretendime.

“Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen pse po i takoj qytetarët këto ditë, e disa madje dezinformojnë se këtë nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta”, shprehet ajo në video.

Sipas Osmanit, angazhimi i saj në terren ka qenë i vazhdueshëm përgjatë pesë viteve mandat. Ajo thekson se ka vizituar rregullisht komunat, ka takuar qytetarë dhe ka mbështetur grupe të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe shtresat e margjinalizuara.

“Përgjatë pesë viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët dhe kam qenë pranë njerëzve të këtij vendi”, shprehet ajo, duke shtuar se lidhja me qytetarët do të mbetet në themel të angazhimit të saj politik.

Gjithashtu, mbetet ende e paqartë se cili do të jetë hapi i radhës i Osmanit në skenën politike. Nuk dihet nëse ajo do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) apo do të krijojë një subjekt të ri politik për zgjedhjet e ardhshme.

The post Vjosa Osmani hedh poshtë akuzat: Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: