Konflikti me dy të plagosur në Sarandë/ Zbardhen detaje: 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim! Në pranga edhe punonjës të policisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja dalin lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua pas mesnate sot në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, degjeneroi në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.

Në ngjarje u përfshinë mbi 10 persona, përfshirë katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar.

Nga konflikti i dhunshëm mbetën të palgosur dy persona. Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.

Burime për News 24 bëjnë me dije se në përfundim të hetimeve paraprake, janë ekzekutuar urdhër arreste për 8 persona, përfshirë punonjës policie ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të 10 personat jane të afërm e miq me njëri-tjetrin. Ndërkohë është vendosur procedimi në gjendje të lirë edhe për 2 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për shkak të rolit të tyrë në dinamikën e incidentit, janë lënë të lirë.

Detaje priten në vijim nga një deklaratë për shtyp e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

 

The post Konflikti me dy të plagosur në Sarandë/ Zbardhen detaje: 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim! Në pranga edhe punonjës të policisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *