Momenti i arrestimit/ Si u prangos çifti shqiptar në Athinë (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimit të një çifti shqiptar në lagjen Sokratous në qendër të Athinës. Ata u gjendën me armë, detonatorë dhe eksplozivë në makinën e tyre, pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke.

39-vjeçari i lindur në vitin 1985, i quajtur Armiol Rrasa thuhet se ka një histori të rëndë kriminale. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por u lirua në vitin 2015. Bashkë me të u arrestua sot edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçare, Daniela Luari.

Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të rastësishëm nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kur efektivët e policisë ndaluan mjetin në të cilin udhëtonte çifti shqiptar. Sipas informacioneve të gazetës Protothema, nga kontrollet u gjet e fshehur në një çantë blu, ku kishte një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.

Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Athinës për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e sendeve të ndaluara. Automjeti me të cilin udhëtonin i përkiste një kompanie leasing.

Të dhënat për të shkuarën e 38-vjeçarit po shkaktojnë shqetësim të madh, pasi duket se ai nuk kishte hequr dorë asnjëherë nga lidhja me botën e krimit. ©LAPSI.al

suedi-arthrou-01

The post Momenti i arrestimit/ Si u prangos çifti shqiptar në Athinë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *