Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Forca të shumta policore dhe një autoambulancë janë përqendruar në zonën e Astirit, pranë një kompleksi banimi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe FNSH dhe RENEA. Forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën në këto momente.
Ngjarja që ka shkaktuar panik te qytetarët raportohet se është një rast dhunimi.
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.
The post RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin në Astir appeared first on Lapsi.al.
