Makina bie në greminë, një person i plagosur rëndë në Dibër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Kastriot të Dibrës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar një prej të plagosurve drejt kryeqytetit me helikopter për mjekim më të specializuar.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin mund të ketë qenë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose kushtet e rrugës.

The post Makina bie në greminë, një person i plagosur rëndë në Dibër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *