Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën i moshuari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në aksin Lezhë-Milot. Viktimë ka mbetur një i moshuar i cili është përplasur nga një automjet teksa ecte në rrugë.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor ‘Lezhë-Milot’ shtetasja  F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

The post Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën i moshuari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *