SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Pjerin Ndreut, i cili u hetua nën akuzën “shpërdorim detyre”.

Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, e do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes.

Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me tenderin për trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Aksi rrugorë është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi publikisht që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

The post SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *