VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Roko Vata shënon supergol

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Roko Vata vazhdon të lërë rregullisht shenjën e tij me fanellën e Uotford, duke treguar se po ambientohet mjaft mirë në nivelet më të larta të futbollit anglez, duke kontribuuar edhe me gola.

Kështu ka bërë edhe sot, në sfidën e Kupës FA, ku skuadra e tij përballej në transfertë me një ekip të Premier Ligës siç është Fullhem.

Vata rreshtohej titullar në këtë takim dhe nuk ka zhgënjyer, teksa në minutën e 33-të të ndeshjes, shënoi një gol spektakolar i cili barazoi përkohësisht shifrat në 1-1. Sulmuesi shqiptar lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca, të pakapshme për portierin kundërshtar i cili e pa atë të ndalej në rrjetë.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i parë në Kupën FA me fanellën e Uotford për Vatën, i cili ka shënuar 2 gola e ka dhënë 3 asiste në kampionatin anglez.

The post VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Roko Vata shënon supergol appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *