Arbër Hoxha ‘si Messi’, realizon një gol të “çmendur” ndaj Shakhtar (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arbër Hoxha është një nga legjionarët e shumtë, emri i të cilit lakohet në Serie A. Hoxha e nis vitin 2025 me një gol fantastik që sigurisht do t’i shërbejë si një kartëvizitë për pjesën e mbetur të merkatos së dimrit. Hoxha u shndërrua në protagonist në miqësoren që ekipi i tij Dinamo Zagreb zhvilloi kundër Shakhtar, i përfunduar në barazim 2-2.

Në minutën e 95-të, Hoxha mori një top në krah dhe me një veprim shumë të bukur “alla Messi”, me të majtën dërgoi topin në rrjetë duke shmangur humbjen e Dinamo Zagreb. Goli i Arbër Hoxhës mori edhe duartrokitjet e trajnerit të tij, legjendës italiane, Fabio Cannavaro.

The post Arbër Hoxha ‘si Messi’, realizon një gol të “çmendur” ndaj Shakhtar (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *