Sylvinho përzien kartat: jashtë Hysaj, sulmin e udhëheq Tuci

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shqipëria luan një ndeshje vendimtare në Mikheil Meskhi kundër Gjeorgjisë, që vlen vendin e parë në grupin 1 të Ligës B në Nations League. Sylvinho ka ndryshuar kartat, I pakënaqur nga ajo që pa né Pragë. Jashtë Hysaj e Daku, hapësirë për të riun Tuci e Balliun.

E kishte lajmëruar ndryshimin tekniku brazilian, që sëriah i beson portën Strakoshës. Para tij një linjë katërshe difensive me dy ndryshime. Hysaj mbetet jashtë, jashtë forme e pa skuadër e në vend të tij Balliu. Koha që anësori I Rayo të tregojë sa vlen. Né qendër Ajeti merr vendin e Kumbullës, ndërsa Ismajli e Mitaj janë të pazëvendësueshëm.

Mesfusha nuk ka ndryshime. Asllani, Ramadani e Laçi jané thirrur për një tjetër sforco kundër Gjoergjisë. Hoxha duhet të presë akoma, në të majté është Bajrami e në të djathtë Asani, ndërsa qendra e sulmit I pérket të riut Tuci. I thirrur për të zëvendësuar Uzunin, sulmuesi i Sparta Pragé e gjen veten titullar, në ndeshjen më të rëndësishme.

Screenshot

The post Sylvinho përzien kartat: jashtë Hysaj, sulmin e udhëheq Tuci appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *