Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur sot në SPAK. Sipas informacioneve, Sako ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme për rreth një orë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Sako është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK.
Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publikë.
The post Vëllai i ish-kreut të Gardës së Republikës pyetet në SPAK appeared first on Lapsi.al.
