Pas 38 vitesh, United largon Sir Ferguson: Klubi po kursen, duke prishur kontratën me legjendën e tyre

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Manchester United ka vendosur të ndërpresë kontratën si ambasador që mbante Sir Alex Ferguson të lidhur me botën e “Djajve të Kuq”. Pas 38 vitesh, Ferguson nuk do të jetë më pjesë e klubit të United.

Ishte viti 1986 kur një skocez u ul në pankinën e Manchester United. Ai vinte me një CV të respektueshme: një tripletë e fituar me Aberdeen-in, tri herë kampion i Skocisë, trajner i kombëtares skoceze në Kupën e Botës ’86. Ai u ul në pankinën e Old Trafford dhe qëndroi aty për 27 vjet, duke dominuar futbollin në Angli dhe Evropë. Pas përfundimit të aventurës si trajner, Sir Alex Ferguson u ul në tribunë dhe kaloi edhe 11 vite të tjera, duke ndjekur skuadrën e tij që ra në krizë pas tërheqjes së tij. Tani gjithçka ka përfunduar.

Man United largon Ferguson

Pas 38 vitesh te Manchester United, Sir Alex Ferguson është shkarkuar. Anëtari i ri i shumicës, Jim Ratcliffe, ka vendosur të ndërpresë kontratën që lidhte ish-trajnerin me klubin në rolin e ambasadorit dhe si anëtar i bordit të drejtorëve.

Sipas The Athletic, United është detyruar të përfundojë kontratën e Ferguson për të ulur shpenzimet e klubit. Ish-trajneri fitonte ende 2 milionë në sezon dhe klubi nuk mund të përballonte më këtë lloj pagese, së bashku me rolin e tij në bordin e drejtorëve. Ndarja duket se ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe Ferguson do të jetë ende i mirëpritur në Old Trafford.

Por prania, qoftë edhe simbolike, e Ferguson brenda United ishte një shpëtim për tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët që nga viti 2013 kanë parë shumë trajnerë, përfshirë edhe të mëdhenj, që kanë kaluar në Old Trafford, por pa rezultate të mëdha: Moyes, Giggs, Van Gaal, Mourinho, Solskjaer, Carrick, Ragnick dhe Ten Hag. Ndër këta, kanë fituar 2 FA Cup, 2 League Cup, 1 Europa League dhe 1 Community Shield. Për të mos përmendur situatën aktuale të klubit, që duket në një gjendje anarkie.

PALMARESI

Sir Alex Ferguson, në pankinën e Manchester United, ka fituar: 2 Liga të Kampionëve (dhe 1 Kupë të Kupave), 1 Kampionat Botëror për Klube, 1 Kupë Ndërkontinentale, 1 Superkupë Evropiane, 13 Premier League, 10 Community Shield, 5 FA Cup, 4 League Cup. Mund të themi me plot gojën që United sapo ka larguar legjendën më të madhe të tij.

The post Pas 38 vitesh, United largon Sir Ferguson: Klubi po kursen, duke prishur kontratën me legjendën e tyre appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *