Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prej dy vitesh Partizani punon në merkato për të gjetur një lider në mbrojtje, por deri më tani ka rezultuar më e vështirë seç ishte menduar. Pas largimit të Belicës te të kuqtë erdhi Menish. Në verën e vitit të shkuar erdhi Koçijan dhe gjashtë muaj më pas, Mikuliç.
Të tre këta lojtarë rezultuan dështime dhe kosto financiare për klubin, pasi u desh të paguhej një pjesë e kontratës së tyre. Së fundmi klubi i kuq firmosi me David Domgjonin dhe mbrojtësi nga Prizreni ka detyrën e vështirë që të thyejë tersin e dështimeve radhazi në merkato sa i përket qendërmbrojtësve.
Ai debutoi në miqësoren kundër Kukësit, teksa vjen te Partizani si një lojtar me mjaft bagazh.
The post Dështimet në seri te Partizani, mbrojtësi ka një “mision” appeared first on www.lexo.al.
