Kupola e Rilindjes mblidhet për darkë, festojnë ditëlindjen e Belinda Ballukut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Belinda Balluku është kujdesur vazhdimisht të portretizohet si njeriu më i pushtetshëm pas Edi Ramës dhe pasuesja e tij e mundshme në krye të Partisë Socialiste. Prandaj edhe ditëlindja e saj e 51-të nuk mund të kalonte kaq në heshtje.

Siç mëson Lapsi.al e gjithë kupola e Rilindjes është mbledhur mbrëmjen e sotme në një prej fermave turistike në periferi të Tiranës për të festuar ditëlindjen e zv.kryeministres.

Balluku ka ftuar kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të PS në një darkë festive. Nuk dihet nëse është apo jo i pranishëm edhe Edi Rama.

S’do të përbënte asnjë habi mungesa e Erion Veliajt. Dihet që përtej shtirjeve publike sikur duhen shumë, në fakt ai dhe Balluku urrehen e mund të bëjnë gjithçka në prapaskenë për eleminimin politik të njëri-tjetrit.

Balluku mbushi 51 vjeç më datë 9 nëntor, por festimet me siguri janë shtyrë për sot me qëllim që të pritej kthimi në Shqipëri i Edi Ramës, i cili iku fillimisht në Hungari, më pas në Gjermani e së fundi në Luksenburg. ©LAPSI.al

The post Kupola e Rilindjes mblidhet për darkë, festojnë ditëlindjen e Belinda Ballukut appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *