Aksident në Shkodër, shoferi largohet nga vendngjarja pasi përplasi të moshuarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shtetas 82-vjeçar mbeti i dëmtuar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Vukatanë të Shkodrës. I moshuari po drejton një motor kur është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet D. N., 82 vjeç, banues në fshatin Vukatanë. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.

The post Aksident në Shkodër, shoferi largohet nga vendngjarja pasi përplasi të moshuarin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *