Shqipëria ngjitet dy pozicione në renditjen e FIFA-s, “buzëqesh” edhe Kosova

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Triumfi ndaj Gjeorgjisë ka bërë që Shqipëria të përmirësojë dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Edhe pse përditësimi zyrtar do të publikohet me 24 Tetor, sipas përllogaritjeve, të besuarit e Sylvinhos janë ngjitur në vendin e 65-të, nga vendi i 67-të që ishin më parë. Ndeshjet e radhës për kombëtaren tonë, janë ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës, në nëntor.

Ashtu siç pritej, Kosova pas paraqitjeve tejet pozitive ndaj Lituanisë dhe Qipros, ka fituar 3 pozicione. Më saktësisht, “dardanët” janë ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të.

The post Shqipëria ngjitet dy pozicione në renditjen e FIFA-s, “buzëqesh” edhe Kosova appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *