Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Mësohet se në fshatin Vajkan një biçikletë është përplasur nga një automjet. Makina ka përplasur një 74-vjeçarin që udhëtonte në korsinë e autostradës.
Drejtuesi i biçikletës, Tafil Qamil Kumanaku, po transportohet me ambulance drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja Aleksandra Shyqyri Muskaj drejtonte automjetin tip Range Rover që është përplasur me biçikletën. Ne vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor që po punojnë për te zbardhur shkaqet e aksidentit.
The post Aksident në aksin Lushnjë-Fier, mjeti përplas 74-vjeçarin që lëvizte me biçikletë appeared first on Lapsi.al.
