Burgosja e Salianjit, Berisha: Deputetët e PD do të udhëheqin mosbindjen civile edhe në parlament

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për lëvizjen e radhës të opozitës pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Berisha tha se deputetët e PD-së do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile, ku do të jetë e nevojshme, qoftë edhe në sallën e Parlamentit. Ai tha se për deputetët demokratë ka vetëm një objektiv, i cili është beteja deri në krijimin e qeverisë teknike.

“Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në sallën e parlamentit, ku të jetë nevoja. Për drejtuesit e PD-së ka vetëm një objektiv: Betejë, betejë, betejë. Gjer sot PD-ja ka qenë në mbrojtje. Nga data 6 e vazhdim kalon në sulm dhe në betejë të pandalshme. Është një univers masash të mosbindjes civile. Do të perdoren të gjitha deri në krijimin e qeverisë teknike.”, u shpreh Berisha.

The post Burgosja e Salianjit, Berisha: Deputetët e PD do të udhëheqin mosbindjen civile edhe në parlament appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *