Magazinë me drogë në Korçë, gratë paketonin, burrat e shisnin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Disa persona nga fshati Voskop janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Korçës, pasi dyshohen se kanë magazinuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kanabis, në këtë fshat.

Sipas burimeve të siguruara deri tani kemi të bëjmë me shoqërimin e 6 personave, përfshirë edhe 3 gra.

Burime nga policia bëjnë me dije se gratë shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike e cila magazinohej në sasi të vogla dhe shitej në 6 qytetet e qarkut të Korçës

Momentalisht forcat blu të Korçës po bëjnë peshimin e sasisë së sekuestruar.

Ndërkohë një shtetas nga Berati është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.

The post Magazinë me drogë në Korçë, gratë paketonin, burrat e shisnin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *