“E fëlliqur”/ Degradon debati mes Gresës dhe Xhenetës në Big Brother VIP Kosova 3

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gresa Gashi dhe Xheneta Fetahu kanë vazhduar përplasjet me njëra-tjetrën në Big Brother VIP Kosova 3.

Ato duket se nuk po mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, derisa që nga fillimi nuk janë përshtatur në shumë gjëra.

E tani të njëjtat janë ndeshur për rroba, ku Xheneta i thotë Gresës se duhet të jetë më e pastër.

“Shko laju një herë, tani hajde fol me mua. Ik laju, laju niher”, iu drejtua ajo konkurrentes.

“E fëlliqur, laje gojën, e gërditshme”, ishin disa nga komentet e tjera.

Gresa nga ana tjetër iu kundërpërgjigj në të njëjtën formë, duke e akuzuar për gjëra të tjera.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e spektaklit, debatet në shtëpi kanë shpërthyer edhe mes banorëve të tjerë./E.T

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *