Pompoi 10 minuta qumështin në tualet e doli të performonte! Këngëtarja rrëfen sakrificat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E ftuar në studion e ‘Ftesë në 5’, në një rrëfim për mëmësinë dhe pas pjesëmarrjes këtë sezon në “Portokalli” si këngëtarja që shoqëron performancat e aktorëve në skenë, Gigliola Haveriku ka ndarë disa nga ndryshimet e fundit në jetën e saj.

Haveriku ka treguar se banda e mban me kimet e nga ana tjetër e ka cilësuar mëmsinë si gjënë më të çmendur në jetën e saj.

“Kur nuk kam vajzën në shtëpi, më duket bosh”, u shpreh ajo, teksa shtoi se në fakt për shkak të punës si këngëtare i është dashur të bëjë shumë sakrifica.

Me pompat e gjirit me vete, Gigliola këndonte muzikë live dhe në kohën e pushimit pomponte në tualet qumshtin për të voglën e saj.

Sakrifica këto dhe momente që nga njëra periudhë në tjetrën e kanë bërë artisten më të fortë dhe i kanë dhënë më shumë kurajo për të vazhduar para. S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *