Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Korçës zbuloi një magazinë ku mbahej dhe përpunohej kanabisi në fshatin Voskop. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por mësohet se hetimet për këtë operacion kanë nisur prej disa javësh. Në pranga janë vënë 6 gra, që dyshohet se janë gjetur brenda magazinës dhe që kishin si detyrë përpunimin e lëndës narkotike.
Nga pamjet e publikuara nga mediat duket qartë sasia e konsiderueshme e kanabisit që përpunohej brenda magazinës. Lënda narkotike shfaqet e varur në tavanin e godinës teksa për tharjen e saj përdoret një freskuese normale.
Kanabisi po ashtu është vendosur edhe në arka bananesh dhe qese të zeza. Nuk dihet ende sasia e drogës së gjetur pasi është duke u vlerësuar. Nuk ka ende të dhëna për organizatorët e këtij aktiviteti të paligjshëm. ©LAPSI.al






The post Dalin PAMJET/ Ç’ndodhte brenda magazinës së kanabisit në Korçë appeared first on Lapsi.al.
