Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Roberto Mancini zyrtarisht nuk është më trajner i Arabisë Saudite. Pas 14 muajsh me zhgënjime, ish-trajneri i Italisë ka arritur një marrëveshje me Federatën Saudite për zgjidhjen e kontratës princërore të nënshkruar pas vendimit të tij për t’u larguar nga kombëtarja e të kaltërve.
Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Roberto Mancini, thuhet në njoftim, kanë arritur sot një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale.
Pika që mbushi gotën ishte ajo që ndodhi gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar. Barazimi ndaj Bahreinit (0-0) dhe humbja ndaj Japonisë (0-2) gjatë dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Botërorin 2026, ishin një goditje për ambiciet e ekipit aziatik, i cili deri më tani ka fituar vetëm pesë pikë në katër ndeshje. Pak, shumë pak për Federatën, që kishte pritshmërive të mëdha me Mancinin trajner.
The post “Tradhtoi” Italinë për para, Mancini shkarkohet nga Arabia Saudite appeared first on GIJOTINA.
