Me doza koķaine gati për shitje, prangoset 28-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut .

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Me doza koķaine gati për shitje, prangoset 28-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *