Kylie Jenner flet për shkëputjen nga shoqja e saj e ngushtë: Më bëri të rritesha

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ylli televiziv, Kylie Jenner ka folur për prishjen e miqësisë së saj me Jordyn Woods, e cila u largua nga familja Kardashian pasi u zbulua se kishte nisur një lidhje me partnerin e Khloe, basketbollistin Tristan Thompson.

Në një intervistë për “Elle”, 27-vjeçarja përmendi shoqen e saj më të mirë që nga adoleshenca, por që tani nuk janë më aq shoqe sa më parë, ndonëse ajo e ka falur për tradhtinë.

Siç ka përmendur Kylie Jenner, fakti që ato nuk flisnin më, i ka thyer zemrën, por i është dashur të qëndrojë pranë motrës.

“Ne gjithmonë u përpoqëm të diskutonim atë që ishte bërë, kështu që kurrë nuk ishte një ndërprerje e plotë. Ne kishim nevojë për distancë”, tha ajo.

Më pas Jenner shpjegoi se të dyja ishin aq të afërta saqë ishin bërë të varura nga njëra-tjetra.

“Sa herë që ndodhte diçka e mirë apo e keqe dhe kisha nevojë për dikë që të telefonoja për të folur, ajo do të ishte gjithmonë aty. Kur e humba atë person, u ndjeva shumë e vetmuar, por duhej ta kaloja”, theksoi Kylie./E.Ç

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *