Emrat – Kush janë të arrestuar që u konfliktuan në Tiranë dhe personi që qëlloi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje për një konflikt të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku një 40-vjeçar u godit me qytën e një arme zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa shtetas, mes të cilëve janë identifikuar dhe arrestuar 8 persona.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Adrian Shabanaj, 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, gjatë një përleshjeje në lokal. Nga e shtëna, për fat të mirë, nuk pati të lënduar, por Kasem Stani (Pasha) ka pësuar dëmtime të lehta.

Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar 8 shtetas që morën pjesë në konflikt, duke përfshirë personat: Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj.

Të gjithë këta janë akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Adrian Shabanaj.

Gjithashtu, në vendngjarje është gjetur arma e zjarrit pistoletë, e cila u sekuestrua nga autoritetet, bashkë me celularët e të arrestuarve dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimeve.

Policia po vazhdon punën intensive për kapjen e shtetasit Adrian Shabanaj, i cili akuzohet për përdorimin e armës gjatë konfliktit.

The post Emrat – Kush janë të arrestuar që u konfliktuan në Tiranë dhe personi që qëlloi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: