Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, i është drejtuar me kritika të ashpra kryeministrit Edi Rama.
Sipas Këlliçit, gjuha seksiste dhe fyese që përdor kryeministri në takimet e tij elektorale, sidomos me gratë dhe vajzat, është e papranueshme.
Me anë të një reagimi në facebook, Këlliçi u shpreh se deklaratat e Ramës janë një shpërfillje ndaj grave dhe vajzave.
“Për votat e PS-së, ai pretendon të shndërrojë në ‘dashnore’ votueset për herë të parë”, shkruan Këlliçi.
Ai thotë se është koha që ky politikan të marrë një mësim të vlefshëm, ndërsa thekson se “vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës”.
Reagimi
“Rroftë dashnorja
Gjuha seksiste dhe fyese e Edi Ramës është e papranueshme!!!
Rama tha dje me të rinjtë në “Ali Dem”, se “na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote”
Kryeministri iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre do të votojë “bufin e kënetës”, mos t’ua varin.
“Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë ‘rroftë dashnorja ime, se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE’ tha Rama.
The post “Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës appeared first on GIJOTINA.
