Yamal thumbon lojtarët e Realit: Mendonin se luaj vetëm me këmbën e majtë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lamine Yamal ka pasur një nga paraqitjet më të mira të tij, derisa shkëlqeu në fitoren e thellë të Barcelonës 4-0 kundër Real Madridi.

Talenti spanjoll shënoi një gol të shkëlqyer me këmbën e djathtë, gjë që ishte befasi, pasi këmba e majtë është arma e fortë për të.

17-vjeçari ka folur pas ndeshjes, duke thënë fillimisht se ai ka edhe një këmbë të djathtë që e përdor kur është e nevojshme.

“Ndoshta lojtarët e Real Madridit nuk e dinin që edhe unë kam këmbën e djathtë”, tha Lamal duke qeshur.

“Kështu që unë duhet ta përdor atë kur është e nevojshme”, deklaroi ylli spanjoll.

Ylli i Barcelonës ka thënë se besojnë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ata e dëshmuan këtë në “El Clasico”.

“Ne besojmë se jemi ekipi më i mirë në botë. Ata thanë se ne po mposhtnim vetëm skuadra normale… tani ne mundëm Real Madridin 4-0 në shtëpinë e tyre.

Ne kemi dëshmuar se mund të mposhtim këdo”, deklaroi sulmuesi i talentuar spanjoll.

 

The post Yamal thumbon lojtarët e Realit: Mendonin se luaj vetëm me këmbën e majtë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *