Heidi u largua nga “Goca dhe Gra”, po çfarë mendon nëna e saj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas largimit të saj nga emisioni i njohur “Goca dhe Gra,” Heidi ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla Kamata.

Në një postim emocionues në Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie për vajzën e saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes.”

Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni.

Në mesazhin e saj, Lajla shprehet: “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.” S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *