Abuzoi me tenderat/ Granit Gjana i shpëton burgut, jepet pretenca nga SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, lidhur me akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Sipas akuzës, Gjana dyshohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike duke favorizuar palë të caktuara, çka bie ndesh me ligjin për barazinë në tendera dhe konkurrencën e ndershme.

Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit, duke e reduktuar atë në 1 vit burg. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar konvertimin e dënimit me burg në 2 vite shërbim prove, gjë që do të thotë se Gjana nuk do të vuajë dënimin në burg për sa kohë që respekton kushtet e provës për këtë periudhë.

Në seancën e ardhshme gjyqësore, gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar për Gjanën.

The post Abuzoi me tenderat/ Granit Gjana i shpëton burgut, jepet pretenca nga SPAK appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *