Protesta e opozitës, Bardhi i përgjigjet policisë: Organizim i ligjshëm, merrni masa

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës dhe ka njoftuar policinë e Tiranës për 3 orë leje protestë. PD paralajmëron bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00.

Në kryeqytet, protestuesit të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, është paralajmëruar edhe bllokimi i mbikalimit të Shkozetit; kryqëzimi i Milotit; rrethrrotullimi i Bradasheshit etj. Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bardhi tha se policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5D bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, tha Bardhi.

The post Protesta e opozitës, Bardhi i përgjigjet policisë: Organizim i ligjshëm, merrni masa appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *