Fier-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, plagosen bashkëshortët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier–Libofshë, pranë fshatit Agim. Një automjet është përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Shkak dyshohet të jetë shpejtësia tej normave dhe rruga e pandriçuar.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”

The post Fier-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, plagosen bashkëshortët appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *