I shpërthen lënda plasëse në dorë, humb jetën 24 vjeçari në Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen e Ish-Kombinatit të drurit, ku një  24-vjeçar ka humbur jetën.

Dyshohet 24 vjeçari, duke vendosur lëndë eksplozive në një automjet, I ka shpërthyer lënda plasëse, që i ka shkaktuar edhe lëndime të shumta.  Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

The post I shpërthen lënda plasëse në dorë, humb jetën 24 vjeçari në Elbasan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *