E dënuar me gjashtë vite burg në Spanjë për lëndë narkotike, arrestohet 54-vjeçarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 54-vjeçare shqiptare u arrestua pasi Spanja e ka dënuar me gjashtë vite burg për kultivim të lëndëve narkotike. Ajo akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, teksa pritet ekstradimi në Spanjë. 54-vjeçarja u prangos në vendin tonë.

“Shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e saj.

The post E dënuar me gjashtë vite burg në Spanjë për lëndë narkotike, arrestohet 54-vjeçarja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: