Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kësaj të shtune.
Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një person i identifikuar me iniciale shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur një punonjës policie.
Sipas uniformave blu efektivi i policisë me iniciale P. K., 60 vjeç, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.
“Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al
The post E FUNDIT/ Po shkonte në punë, makina përplas policin në vijat e bardha në Shkodër appeared first on Lapsi.al.
