Largimi nga Chelsea pas 15 vitesh, Armando Broja jep mesazhin emocionues

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy ditë më parë, Armando Broja u transferua nga Chelsea tek Burnley për shifrën e 23 milionë eurove. Në shumë periudha, “Blutë e Londrës” e kanë huazuar yllin shqiptar, por kësaj radhe kartoni i tij u shit përfundimisht.

Armando Broja ka shpërndarë pak më parë një video ku përshëndet Chelsean. “Faleminderit për 15 vite të paharrueshme Chelsea”, shkruan sulmuesi i Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale.

Armando Broja u bë pjesë e Akademisë së Chelsea në vitin 2009, aty ku qëndroi për 15 vite. Me ekipin e parë të londinezëve, sulmuesi shqiptar regjistroi 38 paraqitje, 3 gola dhe dy asistime.

The post Largimi nga Chelsea pas 15 vitesh, Armando Broja jep mesazhin emocionues appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: