Goditja e grupit të Çopjave, gjykata vendos për të akuzuarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

10 të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi criminal, që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian, dolën këtë të dielë para Gjykatës së Posaçme ku u njohën me masën e sigurisë.

Në kuadër të këtij operacioni, në dy raste të ndryshme, janë sekuestruar gjithsej 28 ton kokainë ndërsa rrjeti kriminal u zbulua pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionet SKY dhe EncroChat.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfirmoi masat e sigurisë për personat e arrestuar, pjesë e organizatës kriminale të njohur si grupi i Çopjave, ku vetëm në një rast u sekuestruan 17 ton kokainë.

Sipas vendimit të GJKKO, nga 10 personat e ndaluar, 7 prej tyre mbeten në burg:

Ervis Çela

Albin Çela alias Defrim Çela

Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani

Renato Musaku

Gert Çerma

Marenglen Kamami

Elidon Çela

1 është lënë në arrest shtëpiak:

Riza Çela

2 janë lënë në detyrim paraqitjeje:

Kujtim Gjyla

Ditjon Pepa

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani të dielën e 10 gushtit 2025. Prokuroria e Posaçme dhe policia gjyqësore janë ngarkuar me ekzekutimin e vendimit, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi brenda pesë ditëve.

The post Goditja e grupit të Çopjave, gjykata vendos për të akuzuarit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: