Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një konflikt ka përfunduar me plagosjen e një personi, mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

Sipas raportimeve, përplasja mes disa personave ka nisur për një vend parkimi dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore.

The post Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: