Flakët në Delvinë dalin jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës! Zjarri po ‘zbret’ në lagjen ‘Llakë’ të qytetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndonëse 4 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Aktualisht situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen “Llakë” të qytetit.

Në orët e mbrëmjes (12 gusht) situata u rëndua së tepërmi nga vatra e shfaqur në Delvinë, pasi zjarri iu afrua puseve të naftës në zonë. Gjendja u deklarua si kritike dhe qindra forca zjarrfikëse dhe të Emergjencave u hodhën në aksion të madh për ta lokalizuar.  Vatra e zjarrit rrezikon edhe qytetin, e favorizuar nga era. Më kritike situata në lagjet “Llakë” dhe “Mukërs”, ku pritet të evakuohen edhe banorët.

gijotina.com/

The post Flakët në Delvinë dalin jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës! Zjarri po ‘zbret’ në lagjen ‘Llakë’ të qytetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: