Shtatë fshatra të djegura në Gramsh, zjarri ende jashtë kontrollit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë.

Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit.

Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër.

Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.

The post Shtatë fshatra të djegura në Gramsh, zjarri ende jashtë kontrollit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: