Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shtetas shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas policisë lokale,automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko 34 vjeç po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani dhe në vazhdim automjeti u përfshi nga flakët.
Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën.
Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.
The post Humb jetën shqiptari në Greqi, makina i mori flakë pas përplasjes appeared first on Lapsi.al.
