Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën, përfundon mbi trotuar

Shpërndaje:

Një aksident është regjistruar gjatë orëve të natës në zonën e njohur të Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi automjeti i përfshirë është një mjet tip “Benz”, i cili, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina ka përfunduar mbi trotuar, ku është përplasur me një pemë.Pjesa e përparme e automjetit është dëmtuar pothuajse tërësisht, duke treguar fuqinë e goditjes.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Gjithashtu, shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje nuk janë bërë ende të qarta. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

The post Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën, përfundon mbi trotuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: