Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një zjarr i madh është raportuar gjatë orëve të natës në Peshkopi. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i një pallati dhe janë përhapur me shpejtësi. Zjarri ka nisur rreth orës 02:00. Nga përhapja e tij është djegur i gjithë pallati. Banorët fatmirësisht janë evakuuar në kohë, ndërsa nuk raportohet asnjë i lënduar.
Nga ana tjetër bëhet me dije se dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të zjarreve.
The post Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh appeared first on Lapsi.al.
