Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit.
Pas hekurave përfunduan Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.
Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat. Arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.
The post Kërkonin para nga bizneset, arrestohen dy inspektorë të IMT-së në Tiranë (Emrat) appeared first on Lapsi.al.
