Superliga/ Zhgënjen Tirana, Vora merr fitoren e parë në elitë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vora triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superiore.

Skuadra e Arian Bellait, regjistroi një fitore historike, pasi është e parë në elitë, ku janë debutues.

Heroi i vendasve ishte Bernard Karrica, i cili realizoi dopietë. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, ndërsa dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.

Golin e tretë për Vorën e shënoi Henri Zuna në minutën e 70-të, ndërsa te Tirana ngushtoi diferencat braziliani Eliton.

Për Vorën kjo është fitorja e parë, ndërsa te Tirana pas barazimit në javën e parë, tashmë vjen edhe humbja.

The post Superliga/ Zhgënjen Tirana, Vora merr fitoren e parë në elitë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: