UKT i kërkon PSD-së së Tom Doshit të paguajë detyrimet, njofton edhe KQZ

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD, me kryetar Tom Doshin, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.

Fatura rezulton të jetë e pashlyer deri në 21 Gusht, por UKT ka njoftuar KQZ me besimin ky institucion do ta nxisë partinë e Tom Doshit që të shlyejë detyrimet mujore.

UKT bën me dije s brenda 30 ditëve kërkohet shlyerja e detyrimeve, në të kundërt ky institucion do të veprojë duke ndërprerë furnizimin me ujë.

The post UKT i kërkon PSD-së së Tom Doshit të paguajë detyrimet, njofton edhe KQZ appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: