U përfshi në sherrin e dhunshëm në Korçë, djali i policit me të shkuar kriminale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Emri i Petrika Ropit rikthehet në qendër të vëmendjes pas përfshirjes së tij në një sherr masiv mbrëmjen e djeshme në një lokal në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Por për qytetarët e Korçës dhe jo vetëm, ky nuk është rasti i parë ku Petrika Ropi përfshihet në ngjarje të dhunshme. Në vitin 2022, ai u denoncua publikisht për plagosjen e rëndë të një të riu, Bledar Asllani, të cilin e goditi plot 13 herë me thikë, në zonën e Pazarit të Vjetër në Korçë.

Asokohe Asllani akuzoi institucionet për neglizhencë dhe mosveprim. Sipas tij, ndonëse i masakruar me thikë, autoritetet nuk morën asnjë masë ndaj autorit, duke lënë të lirë Pertika Ropin, për shkak të faktit që babai i tij, Arqile Ropi, është efektiv policie dhe inspektor zone në Korçë.

Ngjarja e fundit e përfshirjes së Pertika Ropit në një tjetër sherr të dhunshëm ngre shqetësime serioze për sigurinë publike dhe integritetin e forcave të rendit, sidomos nëse përfshirja e tij e përsëritur në dhunë mbetet pa ndëshkim për shkak të lidhjeve familjare.

The post U përfshi në sherrin e dhunshëm në Korçë, djali i policit me të shkuar kriminale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: